Aneksimi i Gadishullit të Krimesë së Ukrainës nga Rusia në vitin 2014 ka qenë rezultat i rritjes së garës në mes së fuqive të mëdha.
Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur ka folur në Qendrën e Studimeve Strategjikë ne Zelandë të re, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Sipas tij krah garës në mes të fuqive të mëdha, terrorizmi dhe siguria kibernetike janë dy sfidat kryesore me të cilat përballet NATO.
Stoltenberg ka thënë se Rusia dhe Kina janë bërë “më bindëse”. Ai përmendi se si Moska është duke shtuar dukshëm “kapacitetet ushtarake” që sipas tij vë “rregulla të bazuara nën presion”.
Ai fajësoi Rusinë për shkelje të traktatit të 1987-ës duke ndërtuar sisteme raketore, dyshime të cilat Moska zyrtare i ka mohuar.