Stoltenberg: Ukraina do t’i bashkohet dikur NATO-s

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nuk parashikon një përfundim të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Stoltenberg në një intervistë për “Funke” ka thënë se “shumica e luftërave zgjasin më tepër sesa që pritet fillimisht”.

“Ne të gjithë urojmë që të ketë paqe sa më shpejtë. Por, në të njëjtën kohë, duhet ta pranojmë: nëse presidenti Zelensky dhe ukrainasit ndalojnë së luftuari, atëherë shteti i tyre më nuk do të ekzistojë. Nëse presidenti Putin dhe Rusia ulin armët, atëherë do të kemi paqe”, ka thënë Stoltenberg.

Ai ka shtuar se është i bindur që një ditë Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.

“Nuk ka dyshim se Ukraina do të jetë dikur në NATO”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg në anën tjetër i ka bërë thirrje Gjermanisë që ta rrisë buxhetin për mbrojtje.

Të ngjashme