Duke qenë ditë e shënuar e letërsisë ardhja e Kadaresë dhe i nxitur nga shkrimi i një gazetareje për gjuhën e Berat Buzhalës, ku nuk harronte me e citu Kadarenë, m’u kujtu romani, “Secili e citonte Biblën”.
Në këtë botë, secili citon diçka, për t’ia rritë vlerat fjalës së tij, për ta gjetë atë pikën ku do ta mbështeste llozin, me të cilin ia ha mendja se e lëviz tokën, si Arkimedi kish pandehë. Bibla citohet nga secili, edhe sot e kësaj dite, por në mënyrën e vet. Secili e citon Kuranin në mënyrën e vet – edhe ndjekësit e ISIS që duan ta shkatërrojnë botën nën flamurin e zi – një Kuran që unë nuk e kam lexu, një libër të interpretueshëm nga ekstremi në ekstrem, sidomos kur je i padijshëm.
Kadareja, fatkeqësisht është shndërruar në strehë budallenjsh. Secili i citon Kadarenë, Rugovën e Qosjen. Përderi sa ky i fundit nuk priton me folë vetë, deri në një masë e ka rujtë veten nga citomania. Rugova, i shkuar në amshim, nuk ka se si t’i ndjekë me shtagë ata që i mveshin citate, thënie e fjalë të urta, ndërsa Kadare ndihet aq i madh sa s’merret me budallenjtë që e citojnë gjithkah sa për t’i bë vetes një strehë. Citomanëve u duhet një strehë, po një strehë e sigurt, prandaj thonë: “Siç ka thënë Kadare në një rast”, “Kadare thotë shpesh” (hajde e gjeje tash ti se në cilin rast paska thënë Kadare apo nëse ka thënë fare).
Sot, është në një mënyrë ditë e shënuar për letërsinë – shkrimtari më i njohur shqiptar (mbiemri më i njohur është krejt denotativ në këtë përdorim dhe në asnjë moment nuk shpreh qëndrim të folësit), Ismail Kadare ka ardhë për ta marrë çmimin “Letërsia shqipe”. Dhe, duke qenë ditë e shënuar e letërsisë, por edhe për faktin se ministri i kulturës është njeri i letrave dhe e ka emrin Kujtim, ma kujtoi një Kujtim tjetër – Kujtim Rrahmanin.
Krejt kjo, bashkë me një shkrim të një gazetareje për gjuhën e Berat Buzhalës, ku nuk harronte me e citu Kadarenë, ma kujtoi romanin e parë të Kujtim Rrahmanit, “Secili e citonte Biblën”. Në këtë botë, secili citon diçka, për t’ia rritë vlerat fjalës së tij, për ta gjetë atë pikën ku do ta mbështeste llozin, me të cilin ia ha mendja se e lëviz tokën, si Arkimedi kish pandehë.
Fatkeqësisht, romani i Kujtim Rrahmanit është botu në një kohë të ligë dhe pak është shkru e pak dihet për të – e kanë eklipsu uikend romanet dhe autorët të cilët nuk e dinë se revolucionet kulturore e kolateralisht edhe ato seksuale tashmë janë zhvillu e konsumu. Por, letërsia shqipe si pjellë e kulturës shqiptare të vonuar, ka traditë vonese – më se një shekull vetëm në Renesansë (duke iu falënderu arbëreshit De Rada që jetonte në Itali, se ndryshe…), prandaj edhe revolucionet kulturore e seksuale i përjetojmë vonë dhe rrjedhimisht bëhemi groteskë. Autorët kujtojnë që po i thyejnë tabutë seksuale, në kohën kur edhe bordeleve në Europë po u del moda.
Pra, Bibla citohet nga secili. “Secili e citonte Biblën” më 1996 dhe vazhdon ta citojë edhe sot e kësaj dite, por në mënyrën e vet. Secili sot e citon Kuranin në mënyrën e vet – edhe ndjekësit e ISIS që duan ta shkatërrojnë botën nën flamurin e zi, Kuranin e citojnë – një Kuran që unë nuk e kam lexu, një libër të interpretueshëm nga ekstremi në ekstrem, sidomos kur je i padijshëm. Kadareja, fatkeqësisht është shndërru në strehë budallenjsh. Secili i citon Kadarenë, Rugovën e Qosjen.
Përderi sa ky i fundit nuk priton me folë vetë, deri në një masë e ka rujtë veten nga citomania. Rugova, i shkuar në amshim, nuk ka se si t’i ndjekë me shtagë ata që i mveshin citate, thënie e fjalë të urta, ndërsa Kadare ndihet aq i madh sa s’merret me budallenjtë që e citojnë gjithkah. Atyre u duhet një strehë, po një strehë e sigurt, prandaj thonë: “Siç ka thënë Kadare në një rast”, “Kadare thotë shpesh” (hajde e gjeje tash ti se në cilin rast paska thënë Kadare apo nëse ka thënë fare).
E më vrasin (më vdesin, do të thoshte garda partizane e standardit) kur për gjuhën i referohen Kadaresë. Se, Kadare paska thënë ashtu e kështu për standardin. Çka pastaj? Çka edhe nëse ka thënë Kadare? Çka edhe nëse ka thënë Qosja? Atyre edhe mund t’u rrëshqasë nga goja ndonjë fjali për shqipen, për standardin, por kurrë nuk i shajnë formacionet e tjera gjuhësore, varietetet e tjera të gjuhës, se nuk janë budallenj si ju. Për gjuhën flasin të gjithë dhe kanë të drejtë, sigurisht, por jo të gjithë shndërrohen në referenca. Referenca e gabueshme është përpjekje për mashtrim, për manipulim, është keqpërdorim, falsifikim, është strehë budallenjsh.
Kadare është padyshim shkrimtar i madh, është parashenjë e letërsisë shqipe, së paku për një pjesë të krijimtarisë së tij është i tillë – madje edhe në botë njihet si i tillë, sepse letërsia shqipe njihet koxha shumë përmes tij. Si i tillë, ai ka nevojë për lexues dhe jo për mashtrues që ia ngatërrojnë librat, ia stërkeqin ato që thotë, e citojnë vend e pavend.
Po, ku flitet për shqipen, duke e citu Kadarenë – nuk mbaj mend të ketë bë ndonjë studim për gjuhësinë, aq më pak për sociolinguistikën. E nëse e lexoni e shihni që gjuhën e ka të pasur dhe vjel nga të gjitha anët – nuk e ka kompleksin tuaj të inferioritetit ndaj standardit – ai tekefundit shkruan shqip, ndaj e do shqipen e shqipja nuk është veç një variant i varfër e rigjid që sot e quajnë standard dhe e patën quajtur gjuhë letrare, gjuhë e njësuar (e unisuar madje).
Mos u strehoni te Kadareja, se po na e ofendoni inteligjencën. Nuk ka nevojë për ju, ndaj ju injoron keq, deri në përbuzje. Mos u strehoni te streha e Rugovës se nuk është gjallë t’jua kthejë. Te Qosja e dini që nuk guxoni të strehoheni, se ia adhuroni arrogancën. Ata nuk janë strehë budallenjsh.