Stresi dhe mërzia nxisin dhimbjet e reumatizmës

Prishtinë | 20 Tet 2023 | 00:15 | Nga Ekonomia Online

Njerëzit që vuajnë nga reumatizma shpesh fajësojnë ndryshimin e stinëve dhe motin e keq për intensitetin e dhimbjeve të tyre.

Lidhja mes reumatizmës dhe motit sipas shkencëtarëve nuk është klinikisht domethënëse. Kjo do të thotë se deri më tani nuk është gjetur një lidhje e fortë mes simptomave të reumatizmës dhe motit të keq.

Ajo që shkencëtarët kanë konfirmuar është se stresi dhe mërzia ka një rol të fortë në shpërthimin e simptomave të reumatizmës dhe artritit.

Pra, sipas tyre, kur jeni të mërzitur e të stresuar, kockat dhembin më shumë.

Shkencëtarët shpjegojnë se ulja e stresit në jetën e përditshme është një pjesë e rëndësishme e përkujdesjes për veten dhe mbrojtjes nga dhimbjet e reumatizmës.

Më poshtë do të mësoni për 4 hapa të nevojshëm që duhet t’i praktikoni çdo ditë dhe rregullisht që të qëndroni larg situatave stresuese që nxisin dhimbjet.

Frymëmarrja

Qëndroni ulur në një vend të qetë. Mbyllni sytë dhe merrni frymë thellë dhe ngadalë.

Sa herë që të merrni frymë thellë përsërisni fjalë pozitive siç janë “paqe”, “qetësi” e të tjerë.

Imagjinojeni veten sikur jeni duke u relaksuar në një vend të bukur.

Pikturojeni këtë vend në mendjen tuaj dhe mundohuni të përfytyroni paraqitjen, aromat, tingujt e atij vendi.

Kaloni disa minuta pushime në vendin e ‘ëndrrave tuaja.’

Aktiviteti fizik

Aktivitete fizike siç mund të jetë ecja, ndihmojnë në largimin e stresit, dhimbjeve dhe përmirësimit të gjumit.

Lëvizjet tuaja shoqërojini gjithmonë me frymëmarrje të thellë dhe të qëndrueshme.

Ndërveprimi social

Bisedoni me miqtë e ngushtë dhe ndani me ta shkaqet që ju bëjnë të ndiheni të stresuar.

Një tjetër mënyrë për tu ndjerë të çliruar është që të mbani një ditar, të pikturoni ose të qëndisni.

Vendosja e prioriteteve

Në mëngjes ose në mbrëmje përpara se të flini, vendosni një listë prioritetesh për ditën tjetër.

Caktoni me radhë gjërat që duhen bërë dhe hiqni dorë nga gjërat e panevojshme.

Nëse ndiheni sikur stresi ju ka mposhtur atëherë konsultohuni me një mjek për ide më të specializuara se si të menaxhoni stresin.

Të ngjashme