Studentët e Arkitekturës marrin informacione mbi përpunimin e metaleve në fabrikën “ZINKUNIE”

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor kanë realizuar vizitë studimore në fabrikën “ZINKUNIE”, në Prizren, në të cilën morën informacione mbi procesin e përpunimit të metaleve.

Vizita është realizuar në kuadër të lëndës “Studio Dizajn 3”.

Studentët, krahas njoftimit të parimeve të dizajnimit për sipërfaqe ekonomike-industriale, u njoftuan dhe me mënyrën e prodhimit të detaleve të përcaktuara nga arkitektët. Ndërkaq, përfaqësuesit e kësaj fabrike shprehën gatishmëri të plotë edhe për fillim të bashkëpunimit me UBT-në.

ZINKUNIE është fabrikë që merret me përpunimin e bakrit, zinkut dhe elementeve tjera të metalit. Kompania në fillim ka pasur bazën në Holandë, kurse tani funksionon e pavarur, me produkte të destinuara për Evropë dhe Azi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme