Ekonomia Online
FUNDIT

Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizituan Doganën

Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizituan Doganën

Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT vizituan Doganën e Kosovës. Ata u pritën nga zëdhënësi Adriatik Stavileci, i cili i njoftoi për historikun e doganës, funksionimin, rolin mbi marrëdhënien me publikun, menaxhimin e krizave si dhe komunikimin me media. Studentët përcollën me interes të dhënat për funksionimin e këtij […]

Studentët e vitit të parë të drejtimit Media dhe Komunikim në UBT vizituan Doganën e Kosovës.

Ata u pritën nga zëdhënësi Adriatik Stavileci, i cili i njoftoi për historikun e doganës, funksionimin, rolin mbi marrëdhënien me publikun, menaxhimin e krizave si dhe komunikimin me media.

Studentët përcollën me interes të dhënat për funksionimin e këtij institucioni shumë të rëndësishëm për vendin, njëkohësisht mirëpritën gatishmërinë e z.Stavileci për bashkëpunim, si me studentët ashtu edhe me gazetarët, me qëllim të dhënies së informacioneve, që i ndihmon shumë ata, njëkohësisht rrit transparencën e këtij institucioni ndaj publikut.

UBT në vazhdimësi po organizon vizita për studentët nëpër institucione të ndryshme, me qëllim të informimit të tyre me kushtet dhe mundësitë që ofron tregu i punës.

Të ngjashme