Në përfundim të Javës së Infermierisë, studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit UBT, të mërkurën do të ofrojnë shërbime për qytetarët në Prishtinë, përmes disa aktiviteteve dhe këshillave mjekësore.
Aktiviteti që mbahet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Hipertensionit, organizohet në bashkëpunim dhe me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Fehmi Agani”.
Aktiviteti do të mbahet në parkun Gërmia, në Prishtinë, kurse do të fillojë nga ora 07:30, për të vazhduar deri në orët e pasdites.
Sipas organizatorëve, ky aktivitet dëshmon edhe njëherë se studentët e Infermierisë në UBT, janë të fokusuar për të ushtruar me shumë përkushtim dhe profesionalizëm profesionin e tyre.