Studentët e UP-së do të bëjnë hulumtime shkencore në MTI

Prishtinë | 21 Dhj 2016 | 14:19 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të shfrytëzimit të kuadrove të UP-së për punime shkencore në laboratorët e MTI-së kryesisht në fushën e inspeksionit.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh tha Bajrami, ndërsa studentët që do të angazhohen në këtë projekt do të jenë kryesisht ata nga Fakulteti i Kimisë, raporton Ekonomia Online.

“Bashkëpunimi me UP është një mundësi e mirë komplementare sepse aty ku neve kemi pajisje shpesh na mungojnë resurset njerëzore dhe anasjelltas. Kjo është një mundësi e mirë që të ketë një bashkëpunim në mes Ministrisë së tregtisë dhe UP-së në mënyrë që t’i ofrojmë shërbimet e duhura qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, tha se kjo marrëveshje është në kuadër të planit strategjik të UP-së me anë të së cilit synohet ofrimi i shërbimeve, përvojave të institucioneve publike dhe private.

“Ministria e Tregtisë ka potenciale në mënyrë që laboratorët të avancohet sepse UP punon me laboratore të vjetra dhe kjo do të jetë e mirë që të transferojmë përvojën dhe njohurin që të përfitojmë dy palët e në veçanti shoqëria kosovare”, tha rektori Dema.

Marrëveshja e nënshkruar ka katër shtylla, por kryesorja është ajo e inspektoratit të tregut përmes kuadrove të Universitetit të Prishtinës, ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të mund t’i garantojë qytetarët e Kosovës për kualitetin e produkteve dhe shërbimeve që ata marrin nga operatorët ekonomikë.

dsc09197

Të ngjashme