Ende pa i përfunduar studimet në programin Media dhe Komunikim, studenti i vitit të dytë në UBT, Engjëll Bërbatovci është sistemuar me punë në “Radio Plus” në Prishtinë.
Ai ka thënë se rezultatet që i ka arritur janë meritë e UBT-së, sepse sipas tij, ky institucion ofron mundësi profesionale.
“UBT në fillim të vitit të parë të studimeve, më ka ofruar mundësi të jem pjesë e “Radio Campus”, ku kam qenë moderator për më shumë se një vit. Nga aty kam arritur të depërtojë në tregun e punës dhe tani jam pjesë e “Radio Plus”, ka thënë Bërbatovci i cili ka shtuar se “UBT është institucion që përgatitë studentët për epokën digjitale të informacionit”.
Studentë të shumtë që vijojnë studimet e nivelit bachelor në drejtimin Media dhe Komunikim në UBT, kanë arritur të punësohen në medie nacionale e lokale, kjo falë planprogramit që ofron ky institucion i cili është stimulues, por i ofron studentëve njohuri teorike dhe praktike për këtë fushë.
Programi Media dhe Komunikim në UBT, sipas përgjegjësit të fakultetit, Ferid Selimi, është i dizajnuar në atë mënyrë që ofron kombinim mes aftësive praktike, si dhe metoda interaktive dhe bashkëkohore të mësimdhënies. Ai konsideron se ky institucion i arsimit të lartë, i përgatitë studentët për çështjet bazike në fushën e komunikimit, si dhe në fushën e Mediave e Teknologjisë.
“Duke studiuar dhe duke ushtruar zanatin e tyre nëpër media e institucione të ndryshme arrijnë që të zhvillohen edhe më tutje, duke treguar rezultate të mira të punës së tyre”, ka thënë Selimi, i cili shtoi se “ka premisa që këta studentë që studiojnë Media dhe komunikimin në UBT të tregojnë zotësi dhe të arrijnë suksese gjatë ushtrimit të profesionit të tyre”.
Me zgjerimin e hapësirës për mësim dhe krijimin e ambienteve të reja, UBT siguron hapësirë të mjaftueshme për punën e studentëve të drejtimit Media dhe Komunikim. Krahas zhvillimit të programit të studimeve, UBT planifikon edhe krijimin e studiove televizive, me të gjitha pajisjet e nevojshme, në mënyrë që studentët të mund të kryejnë gjithë punën e kërkuar praktike brenda institucionit ku studiojnë.
Në UBT funksionon “Radio Campus” për nevojat e institucionit, e që, pos tjerash, shërben edhe për punën praktike e profesionale të studentëve. Radioja ka gjithë aparaturën e nevojshme për punë profesionale.