Një grup i studentëve kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP, me anë të të cilit kërkojnë që kjo kishë të bëhet muze.
Studentët po e kundërshtojnë funksionalizimin e kësaj kishe e ndërtuar gjatë kohës Millosheviqit dhe e cila që nga viti 1999 ka mbetur objekt gërmadhe.
Studentët para kishës kanë shpalosur një pllakat të madh të madh në të cilin shkruan:
“Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë”.
Me këtë rast, Mexhit Ramusha nga “Demokracia Studentore”, tha se po kërkojnë që ky objekt të jetë muze dhe të prezantohen masakrat që i ka kryer regjimi i Millosheviçit.
Ata u bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendore që të mos lejojnë funksionalizimin e kësaj kishe.