Studentët kërkojnë që Kisha në oborrin e UP-së të bëhet muze

Prishtinë | 26 Sht 2016 | 12:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një grup i studentëve kanë zhvilluar një aksion simbolik para Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP, me anë të të cilit kërkojnë që kjo kishë të bëhet muze.

Studentët po e kundërshtojnë funksionalizimin e kësaj kishe e ndërtuar gjatë kohës Millosheviqit dhe e cila që nga viti 1999 ka mbetur objekt gërmadhe.

Studentët para kishës kanë shpalosur një pllakat të madh të madh në të cilin shkruan:

“Kërkojmë që objekti i vendosur me dhunë nga Millosheviqi në kampusin universitar të shndërrohet në muze dhe të prezantohen masakrat dhe gjenocidi që i ka kryer Serbia në Kosovë”.

Me këtë rast, Mexhit Ramusha nga “Demokracia Studentore”, tha se po kërkojnë që ky objekt të jetë muze dhe të prezantohen masakrat që i ka kryer regjimi i Millosheviçit.

Ata u bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare dhe vendore që të mos lejojnë funksionalizimin e kësaj kishe.
studentet - kisha5studentet - kisha3studentet - kisha4 studentet - kisha2
studentet - kisha

Të ngjashme