Studentët nuk po e pranojnë uljen e bursave

Prishtinë | 04 Jan 2018 | 19:03 | Nga

Unioni i Studentëve të Kosovës (USK) shprehet i shqetësuar pas vendimit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që është marrë më 21.12.2017 për uljen e bursave për studentët e suksesshëm, derisa e sheh totalisht të papranushëm këtë vendim.

që ndan UP-ja janë shpërblimi dhe mirënjohja e vetme për studentët e mirë dhe ulja e saj i demotivon këta studentë. Një bursë më një shumë të pranueshme do t’i motivonte studentët që të arrijnë nota më të larta më ç’rast do të ngritej puna dhe angazhimi në nivel më të lartë i studentëve në përgjithësi”, thuhet në reagimin e USK-së.

“Me këtë vendimi mund të jenë të kënaqur vetëm ata të cilët pagën e tyre e kanë dyfishuar dhe ata të cilët më së paku e kuptojnë dhe e çmojnë Universitetin dhe studentët, dhe sigurisht që ne nuk e kuptojmë këtë politikë të Ministrisë së Arsimit aq më pak të Këshillit Drejtues, ky vendim është në të njëjtën kohë edhe tendencioz, pasi që siç e shohim nga viti në vit kemi ulje të bursës e ndoshta në vitin që po vije nuk do të ketë fare”, thuhet më tej në reagim.

Unioni i Studentëve të Kosovës, si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve në vend, kërkon që të bëhet rishqyrtimi dhe shfuqizimi i këtij vendimi, i cili, sipas këtij organi, është kundër interesave të studentëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme