Studenti kosovar që kreu dy fakultete dhe një master me notën mesatare 10.0

Prishtinë | 04 Nën 2021 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Kadri Cikaqi është studenti i parë që e ka përfunduar Fakultetin e Bujqësisë, në nivelin bachelor dhe master me notën më të lartë 10.00.

Njëkohësisht me këtë rezultat maksimal e kreu edhe Fakultetin Ekonomik, duke u bërë kështu student i dalluar.

“Në momentin që kom shku me marrë certifikatën e notave sekretarja aty më ka thonë e ki një sukses te jashtëzakonshëm edhe je ndryshe prej tjerëve, prej aty e kom kuptu që e arrita qëllimin komplet”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.

Duke marr shembull Kadriun, profesori i tij Arben Musliu e konsideron si motivues për studentët e tjerë.

“Është një student shumë punëtor, shumë ambicioz edhe insistues gjithashtu”.

Pas këtij suksesi Cikaqi ka për qëllim të vazhdojë edhe studimet për doktorature jashtë vendit, duke pretenduar të sjellë edhe një rezultat tjetër që sipas tij, nuk e ka arrit dikush ende në Kosovë.

Të ngjashme