Studentja 29-vjeçare gjendet e vdekur në banesë, dyshohet se u vra

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Universitetin e Trierit në Gjermani. Vetëm pak ditë pas vrasjes së një studenti 22-vjeçar, një studente 29-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Sipas policisë, plagët e konstatuara në trupin e saj tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të dyshuar.

29-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur nga nëna e saj të dielën. Pak më vonë, forcat e policisë e gjetën të pajetë në banesën ku jetonte.

Deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë të dyshuar apo për motivin e mundshëm të krimit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar intensivisht, raporton Bild.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë vërejtur lëvizje ose rrethana të dyshimta në zonën e Nordallee, nga pasditja e së premtes deri në mesditën e së dielës, të kontaktojnë autoritetet.

Universiteti i Trierit ka reaguar me pikëllim të thellë pas ngjarjes.

Të ngjashme