Më shumë se 99% e viktimave nga Coronavirusi në Itali janë njerëz, të cilët tashmë kanë pasur ndonjë sëmundje tjetër, treguan hulumtimet e autoriteteve shëndetësore në vend.
Hulumtimi i ri mund të sigurojë verifikim në atë pse shkalla e vdekshmërisë në Itali, e cila arrin rreth tetë për qind nga numri i përgjithshëm i të infektuarve është më i lartë sesa në vendet tjera, transmeton Blumberg.
Ekspertët nga Instituti në Romë i kanë hetuar dosjet mjekësore të rreth 18 për qind të viktimave të koronavirusit në Itali dhe kanë zbuluar se vetëm tre persona që kanë vdekur ose 0.8 për qind nga numri i përgjithshëm i të vdekurve, paraprakisht nuk kanë pasur sëmundje tjera paraprakisht.
Më shumë se 75 për qind kanë pasur tension të lartë të gjakut, rreth 35 për kanë qenë me diabet, ndërsa një e treta kanë pasur sëmundje të zemrës.
Mosha mesatare e të vdekurve nga virusi në Itali është 79,5 vjeç.
Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 5.322 të infektuar të rinj me Coronavirus, me çka numri i përgjithshëm ka arritur në 41.035 njerëz të infektuar. Numri i përgjithshëm i të vdekurve sot arrin 3.045 gjegjësisht 427 më shumë se dje. Në Itali nga Kovid-19 janë shëruar 4.440 persona.