“Vetmia është më vdekjeprurëse se mbipesha dhe duhet të konsiderohet si rrezik për shëndetin publik”, thotë rezultati i studimit të kryer nga një grup ekspertësh në SHBA.
Sipas tyre, njerëzit me më pak lidhje shoqërore kanë 50% më shumë gjasa të vdesin më herët, në krahasim me të tjerët.
Shkencëtarët shqyrtuan 218 studime të ndryshme mbi vetminë dhe izolimin shoqëror, dhe zbuluan se dëmi që i sjellin shëndetit është më i lartë se ai që shkaktohet nga mbipesha, transmeton tch.
Dr. Julianne Holt-Lunstad, profesoreshë te fakulteti i psikologjisë në universitetin Brigham Young, SHBA, e cila drejtoi studimin, tha se “lidhjet shoqërore konsiderohen si nevojë bazë njerëzore, që i shërben mirëqenies dhe mbijetesës. Fëmijët që kanë mungesë njerëzore, shpesh rriten me probleme shëndetësore, sidomos kur janë ndëshkuar me metoda izolimi.”
Një studim nga faqja “Granset” zbuloi se tre të katërtat e njerëzve të moshuar në Britani ndiejnë vetmi, dhe shumica nuk i kanë treguar dikujt se si ndihen. 70%, madje, thonë që miqtë e familjarët e tyre do të befasoheshin po të dëgjonin që ata ndiheshin të vetmuar.