Studimi i ekspertëve britanikë: Varianti i ri i Coronavirusit është për 56 për qind më infektues

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Një studim i realizuar në shkollën për higjienë dhe mjekësi tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i coronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm tek të tjerët.

Siç raporton Forbes, sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kanë theksuar se është për 70 për qind më pak infektues sesa që kryeministri britanik Boris Johnson, pati deklaruar kohë më parë.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos ndalin përhapjen e mëtejme të coronavirusit.

Besohet se varianti i ri i coronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme