Studimi në SHBA: Rritje e madhe e përdoruesve të cigareve elektronike

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Përdorimi  cigareve elektronike nga adoleshentët amerikanë ka pësuar rritje dramatike gjatë këtij viti, thuhet në një studim të realizuar në Amerikë.

Përqindja e studentëve të moshave 17-18 vjeç, të cilën kanë raportuar se tymosin nikotinë, është rritur nga 11% sa ishte në vitin 2017 në 21% këtë vit.

Hulumtuesit nga Universiteti Michigan kanë deklaruar se ky trend në rritje është duke vazhduar.

Në studimin “Monitoring the Future”, bazuar në intervista me 45,000 studentë në vende të ndryshme në SHBA, thuhet se kjo është rritja më e madhe në historinë 44 vjeçare.

Madje, ka tejkaluar edhe rritjen e konsumimit të marihuanës në 1970.

Të ngjashme