Studimi i parë nga shkencëtarët britanikë që krahasonte drejtpërdrejt përgjigjen imune ndaj vaksinave Pfizer dhe Astrazeneca zbuloi një nivel të ngjashëm të prodhimit të antitrupave dhe një përgjigje pak më të fortë kur bëhet fjalë për qelizat T në njerëzit që morën vaksinën Britanike, pra AstraZeneca.
Shkencëtarët britanikë thanë se në studimin, i cili përcaktoi ndryshimet në përgjigjen imune ndaj Pfizer dhe vaksinës kundër kovidit 19 të kompanisë Astrazeneka, u konstatua që të dyja shkaktojnë një reagim të ngjashëm të fortë në prodhimin e antitrupave pas marrjes së dozës së parë në njerëz më të vjetër se 80 vjeç.
Agjencia tha se studimi zbuloi gjithashtu se një përbërës i rëndësishëm i sistemit imunitar, i njohur si qelizat T, që tregoi një përgjigje më të fortë tek ata që morën vaksinën Astrazeneca sesa tek ata që morën vaksinën Pfizer.