Yjet e vjetër po rrotullohen shumë më shpejt seç pritej, thonë shkencëtarët, ndryshe nga pritshmëritë e tyre.
Të gjitha yjet, përfshirë Diellin tonë, e fillojnë jetën e tyre duke u rrotulluar. Ky proces ngadalësohet me kohën, me anë të një procesi, i cili quhet “frenimi magnetik”.
Gjatë viteve të fundit, kërkuesit kanë zbuluar se teoria ekzistuese mbi frenimin magnetik mund të jetë e gabuar. Një studim i vitit 2016 hulumtoi pikat e zeza dhe i përdori ato si një mënyrë për të përndjekur rrotullimin e një ylli dhe u zbulua se ata po rrotulloheshin shumë më shpejt sesa pritej, duke pasur parasysh moshën e tyre.
Një studim i ri e konfirmon këtë teori, duke përdorur një metodë të re. Shkencëtarët përdorën një proces të quajtur “astroseisomologjia”, e cila provonte teorinë se në fakt yjet lëviznin shumë më shpejt sesa pritej.
Në studimet e mëvonshme, studiuesit hulumtuan mbi frekuencën e valëve dhe i përdorën ato për të kuptuar rrotullimin e yjeve. U konfirmua që në fakt yjet e vjetër po lëviznin shumë më shpejt.
“Edhe pse ne kemi dyshuar që yjet e vjetër rrotullohen shumë më shpejt sesa parashikon frenimi magnetik, këto zbulime të reja astrologjike duket se janë shumë më tepër konfirmuese”, tha Oliver Hall i Universitetit të Birmingamit, i cili ishte autori drejtues i këtij punimi.
Studiuesit duan të zbulojnë sesi ekzaktësisht teoritë ekzistuese të frenimit magnetik janë të gabuara. Ky mund të jetë rezultati i fushës magnetike dhe studime të mëtejshme do të ekzaminojnë se si rrotullimi dhe fusha ndërveprojnë me njëra-tjetrën.
Gjetjet e reja mund të na ndihmojnë të zbulojmë se çfarë do t’i ndodhë yllit me kalimin e viteve.
“Gjetjet e reja tregojnë se ne kemi akoma shumë për të mësuar rreth së ardhmes së Diellit”, tha kryeautori Guy Davies.
“Kjo punë ndihmon që t’i vendosim gjërat në një perspektivë të re, e presim ne ose jo aktivitetin e reduktuar të diellit dhe motin e dëmshëm në të ardhmen. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve neve na nevojiten modele më të mira të rrotullimit të sistemit solar dhe kjo punë përbën një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të këtyre modeleve.”