Stuhia dimërore godet Teksasin dhe shtetet jugore të ShBA-së

Prishtinë | 17 Shk 2021 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Stuhia dimërore në SHBA ka sjellë akull, borë dhe temperatura shumë të ulëta në rajone që rrallë shohin kushte të tilla atmosferike, raporton BBC.

Në Teksas, rritja e kërkesës për energji elektrike ka çuar në ndërprerje të gjerë të energjisë. Shteti po përgatitet për një stuhi tjetër të akullt gjatë ditës së sotme.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka thënë se më tepër se 150 milionë amerikanë janë nën paralajmërim të stuhisë dimërore.

Së paku 11 të vdekur janë raportuar shkaku i stuhisë. Vdekjet janë nga Tennessee, Teksas, Kentucky dhe Louisiana.

Në Karolinë të Veriut, një tornado ka goditur të martën në mëngjes duke shkaktuar vdekjen e tre personave e lëndimin e dhjetë tjerëve.

Të martën, NWS ka njoftuar se 73 për qind e SHBA-së është e mbuluar nga bora.

Të ngjashme