Subjektet politike garojnë me këta numra në fletëvotim për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 11:01 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka tërhequr shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për Zgjedhjet Lokale të cilat do të mbahen më 22 tetor, raporton Ekonomia Online.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), do të ketë numrin 94 në fletëvotim, kjo pas tërheqjes së shortit. Shortin e ka tërhequr kandidati i kësaj partie për Kryetar në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Lirak Çelaj.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet lokale në fletëvotim do të ketë numrin 10, raporton Ekonomia Online.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të ketë numrin 47 në fletë votim në zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Kjo u bë e ditur pas tërheqjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Ekonomia Online. Shortin e ka tërhequr kandidati i kësaj partie për Kryetar në zgjedhjet lokale në Prishtinë, Arban Abrashi.

Në zgjedhjet lokale, AAK-ja do të garojë me numrin 50 në fletëvotim.

Në zgjedhjet lokale, Nisma për Kosovën e drejtuar nga Fatmir Limaj do të garojë me numrin 31.

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të garojë nën numrin 34 në fletëvotim. Alternativa me numër 30, e SLS me numër 96 në fletëvotim.

Nga listat preliminare të votuesve të dorëzuara në KQZ janë pranuar 1 966 900 emra të personave me të drejt vote, rreth 15 mijë janë emra të rinj, raporton EO.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar Subjektet Politike garuese që do të marrin pjesë në Zgjedhjet Lokale. Gjithsej janë 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion; 35 parti politike; 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (për kryetar Komune apo për Kuvende Komunale, në komuna të ndryshme).

Renditja e Subjekteve Politike në Fletëvotimin e Zgjedhjeve Lokale 2017:

 

 

 

Të ngjashme