“Subvencionet 3”, Prokuroria kërkon konfiskimin e 42 mijë eurove

Prishtinë | 22 Kor 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Në aktakuzën e rastit “Subvencionet 3”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) po kërkon që të konfiskohen para në vlerë prej 42 mijë euro dhe të shqiptohen dënime plotësuese.

Në rastin “Subvencionet 3”, për veprat penale si mashtrim me subvencione, marrje e dhënie ryshfeti po akuzohen Hasan Maxharraj, Luan Statovci, Veton Prekazi, Halit Avdijaj, Salih Statovci, Bejtush Gashi, Afrim Abazaj, Arbër Avdijaj, Sadush Kabashi dhe Kumrije Maxharra.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se prokurori i rastit Rafet Halimi, i ka propozuar gjykatës që në cilësi të sendeve të përfituara me vepër penale të konfiskohen parat në vlerë prej 42 mijë euro, të cilat janë sekuestruar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Po ashtu, në këtë aktakuzë është propozuar që të pandehurve Luan Statovci dhe Hasan Maxharraj të iu shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimi i funksionit në administratë publik apo funksioneve në shërbime publike.

Ndërsa, në bazë të nenit 61 të urdhëroj të pandehurit të bëjnë kompensimin e dëmit Buxhetit të Republikës së Kosovës deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale.

Të ngjashme