Suedia po e rrafshon kurbën, epidemiologët thonë se funksionoi metoda e mos-izolimit

Prishtinë | 30 Kor 2020 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Suedia po fillon të shfaq trend pozitiv të numrave të Covid-19, sipas epidemologut kryesor të vendit.

Anders Tegnell, epidemiologu kryesor i vendit, tha që numri i pacientëve të sëmurë rëndë ishte ‘afër zeros’, teksa shteti skandinav po arrin ta rrafshojë kurbën.

Tegnell gjithashtu minimizoi efektivitetin e vënies së maskave, duke thënë se nuk po e sheh të logjikshme të vihen në fytyrë gjersa njerëzit udhëtojnë me transport publik.

Suedia regjistroi vetëm 1.716 raste të reja javën e kaluar, nga 9,094 vetëm një muaj më parë.

“Kurba është duke u rrafshuar dhe numri i të sëmurëve rënd është afër zeros. Në tërësi, trendi po bëhet pozitiv”, u shpreh epidemiologu suedez.

Shteti evropian ndaloi tubimet e mëdha, si dhe vizitat në shtëpitë e pleqve, teksa shkollat mbetën të hapura.

Qytetarët suedez kryesisht respektuan rekomandimet për distancim social, sipas autoriteteve të vendit.

Të ngjashme