Suedia në katër ditët e fundit ka regjistruar 2 mijë e 203 raste të reja me koronavirus. Sipas Agjencisë Shëndetësore, ka arritur gjithsej 100 mijë e 654 raste me koronavirus. Ky shtet skandinav ka gjithsej 5 mijë e 899 viktima nga pandemia e koronavirusit, duke ua kaluar shteteve fqinje, shkruan Reuters.
Suedia ka zvogëluar masat e izolimit, duke lënë shumicën e shkollave, restoranteve dhe bizneseve të hapura. Ky është ndër shtetet e rralla që nuk ka vendosur masa të rrepta.