23 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Prishtinë | 17 Pri 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 23 raste të reja me COVID-19. Po ashtu, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërsa, janë shëruar edhe 26 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 224,168 që nga fillimi i pandemisë, në total numri i rasteve aktive është 497.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 165 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,824,150 doza të vaksinës.

Deri më sot 821,281 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, deri më sot janë dhënë 100,750 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme