Ekspertë të fushës së Telekomunikacionit kanë dhënë sugjerimet e tyre, për daljen nga kriza financiare në të cilën gjendet Telekomi i Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Në tryezën e organizuar të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje është propozuar që të krijohet një grup i menaxhimit të krizës, i cili do të mundë ta nxirrte ndërmarrjen nga gjendja aktuale në të cilën është.
Krahas kësaj, eksperti i Telekomunikacionit, Ismet Hamiti, ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që ta shkëpusë kontratën për operatorin virtual “Z-Mobile”, të cilin e ka quajtur skemë e plaçkitjes së Telekomit. Po ashtu, ka thënë se duhet hetuar kontrata në tërësinë e saj, që nga nënshkrimi e deri më sot…