Suhareka do të bëhet me objekt të ri të Komunës

Prishtinë | 06 Mar 2019 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Suhareka do ta ketë objektin e ri të komunës me shumë shërbime të avancuara dhe me sallën e Asamblesë Komunale.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëfinancimit me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për objektin e ri i cili do të ndërtohet brenda dy viteve.

“Në vitin 2019 MAPL financon me 500.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 50.000.00 euro, ndërsa në vitin 2020 MAPL financon me 850.000.00 euro ndërsa Komuna jonë me 200.000.00 euro”, ka shkruar Muharremaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme