Suharekë: Polici godet me veturë këmbësorin, dërgohet në QKUK

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur të dielen në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Në këtë aksident ka qenë një zyrtar policor, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Një zyrtar policor, jashtë detyrës zyrtare ka shkaktuar aksident në fshatin Samadraxhë, e ka goditur një person me veturën e tij private” – tha ai.

Gashi shtoi se viktima ishte dërguar fillimisht në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendren Klinike dhe Universitare për trajtim.

Ai theksoi se polici është suspenduar për 48 orë.

“Viktima fillimisht është dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit e pastaj edhe në Qendren Klinike dhe Universitare” – shtoi Gashi.

“Polici është suspenduar për 48 orë. Aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe mosrespektimit të rregullave të trafikut”.

Të ngjashme