Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë ditësh ndaj të pandehurit me inicialet B.K nga fshati Vraniq i Komunës së Suharekës.
I pandehuri dyshohet që me posedim të paautorizuar të armës ka rrezikuar jetën e disa njerëzve.
“Duke e pasur në posedim armën – pushkën, shkon në qendër të fshatit Vraniq të Suharekës së bashku me djemtë e xhaxhait dhe para lokalit të pronarit me inicialet H.K. kanë qenë të ulur disa persona, e që me njërin prej tyre ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, dhe nga një largësi prej rreth 10 metrash ka shtënë 2-3 herë në ajër”.
“Po ashtu duke u larguar ka shtënë sërish po në ajër, duke rrezikuar me këtë veprim jetën e njerëzve” thuhet në komunikatën për media të Gjykatës Themelore të Prizrenit.