Sulm me acid ndaj trevjeçarit, tre të arrestuar

Prishtinë | 24 Kor 2018 | 09:16 | Nga

Tre burra janë arrestuar pasi një trevjeçar ka përfunduar në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi me acid.

Djali ishte në një karroce kur ai ishte “sulmuar qëllimisht” në Home Bargains në Worcester të Anglisë, të shtunën që e lëm pas, njofton Klan Kosova.

Policia e West Mercia tha se burrat, të moshës 22, 25 dhe 26 vjeç, u arrestuan në Londër, me dyshimin për komplot për të kryer lëndime të rënda trupore.

Paramedik Nick Carson, i cili e trajtoi djalin, i tha BBC se ishte “e tmerrshme”.

Mjekët e liruan foshnjën nga spitali të dielën pasdite.

Ai u trajtua për djegie të rënda në krahun dhe fytyrën e tij dhe “implikimet afatgjata” të lëndimeve të tij nuk janë të njohura, thanë mjekët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme