Të paktën 30 persona janë vrarë sot në një sulm ajror që e goditi një hotel në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sana, njofton lëvizja e armatosur Houthi.
Televizioni Al Jazeera raporton se dhjetëra njerëz janë vrarë dhe plagosur në sulmin në zonën Arhab.
Ndërkohë, një zëdhënës i koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili është duke luftuar kundër lëvizjes aleate të Iranit, Houthi, në Jemen, nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesës së Reuters për koment, transmeton Express.
Houthi, e cila e kontrollon Sanan dhe Jemenin verior, është duke luftuar kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht, e cila përkrahet nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj në luftën civile të vendit.