Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për masën e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit I.J., për shkak të dyshimit të bazuar se kishte përdorur forcën duke e sulmuar nënën e tij J.J., në lokalin e saj. Me këtë ka kryer veprën penale, sulm nga neni 187.1 të KPRK-së.
I njëjti me datë e vend të njëjtë, me dashje ka dëmtuar pasurinë e nënës së tij, tani të dëmtuarën J.J.,e cila është edhe pronare në atë lokal ku ka ndodhur rasti. Ai kishte arritur të thyente xhamin e frigoriferit dhe të thyente karriget e lokalit .Me këtë ka kryer veprën penale, asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 333 par.1 të KPRK-së.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit I.J.,ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.