Sulm me armë në një shkollë në Tajlandë, ka viktima dhe të plagosur

Prishtinë | 07 Gus 2026 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Një mësues ka humbur jetën dhe disa persona të tjerë janë plagosur pasi një nxënës hapi zjarr në një shkollë të mesme në provincën Nonthaburi të Tajlandës.

Sipas CNN, autori i dyshuar, i identifikuar si nxënës i shkollës, vrau veten pas sulmit, transmeton Klankosova.tv.

Policia bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll, ndërsa nxënësit dhe stafi u evakuuan menjëherë.

Raportimet fillestare flasin për dy viktima dhe 15 të plagosur, përfshirë një mësues dhe tre nxënës, ndërsa ekipet e emergjencës ndërhynë në vendngjarje për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.

Të ngjashme