Ekonomia Online
FUNDIT

Sulm me armë zjarri në Holandë, dyshohet për sulm terrorist.

Sulm me armë zjarri në Holandë, dyshohet për sulm terrorist.

Policia holandeze ka njoftuar se me orën lokale 10.45, disa njerëz janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës. Një dëshmitar I rastit ka deklaruar: “Një burrë filloi të qëllonte me armë zjarri  me egërsi.” Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka […]

Policia holandeze ka njoftuar se me orën lokale 10.45, disa njerëz janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Utrecht, i cili ndodhet në qendër të Holandës.

Një dëshmitar I rastit ka deklaruar: “Një burrë filloi të qëllonte me armë zjarri  me egërsi.”

Dëshmitarët kanë thënë se një person i armatosur i ka qëlluar me armë njerëzit që kanë qenë duke udhëtuar me një tramvaj në mëngjesin e të hënës.

Policia e këtij qyteti ka thënë se e kanë rrethuar një stacion të tramvajit në periferi të qytetit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe ekipet e emergjencës.

Po ashtu policia holandeze ka bërë të ditur se janë duke e vlerësuar mundësinë që ky të jetë një sulm terrosist.

Raportohet se sulmuesi ndodhet ende në arrati, shkruan “BBC“, transmeton Ekonomia Online.

Të ngjashme