Sulm me raketa në Kiev, disa të lënduar

| 26 Qer 2022 | 11:30 | Nga

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko thotë se kanë shumë të lënduar pas një sulmi me raketë që është bërë sot rreth orës 06:30. Kjo raketë e kishte goditur një ndërtesë banimi.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndalur zjarrin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ndërtesat e shkatërruara”.

“Shpresojmë që askush të mos ketë vdekur, por informacionin përfundimtar do ta kemi brenda disa orësh”,ka thënë Klitschko.

Të ngjashme