Një person është arrestuar, pasi me veturën e tij e kishte goditur një person tjetër dhe pas goditjes i dyshuari me të njëjtën veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 19:00, në Ferizaj.
Sipas raportit të policisë, si pasojë e goditjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa vetura i është sekuestruar përkohësisht. Rasti është duke u hetuar.