Dy policë francezë janë qëlluar me armë zjarri në qendër të Parisit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 sfër Pallatit Elysees.
Policët po hetonin një “pako të dyshimtë” para se të sulmoheshin.
Njëri nga policët e sulmuar ka vdekur menjëher. Më vonë dhe kolegu i tij nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.
Reuters, referuar burimeve të sigurisë franceze, ka komunikuar se një nga agresorët, i cili qëlloi me armë ndaj dy policëve është vrarë.
Qendra e kryeqytetit francez është izoluar menjëherë. Policia ka urdhëruar njerëzit të shmangin zonën.