Të paktën 63 persona kanë humbur jetën dhe 182 të tjerë janë lënduar si pasojë e një sulmi vetëvrasës me bombë në një dasmë në kryeqytetin e Afganistanit.
Ministria e Brendshme afgane, ka thënë se pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane, gjendja në Afganistan vazhdon të mbetet kritike, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Raportohet së në mesin e viktimave ka të përfshirë fëmijë dhe gra.
Deri më tani askush nuk është deklaruar përgjegjës për sulmin e kryer me mjet shpërthyes në Kabul.