Ekonomia Online
FUNDIT

Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë

Sulmet izraelite vrasin 14 njerëz në Gazë

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vazhduar edhe gjatë natës se mbrëmshme. Si pasoj e këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 14 njerëz, kanë treguar autoritete në Gaza, raporton REL. Shteti i Izraelit i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës […]

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë vazhduar edhe gjatë natës se mbrëmshme.

Si pasoj e këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 14 njerëz, kanë treguar autoritete në Gaza, raporton REL.

Shteti i Izraelit i ka shtuar sulmet në një kohë kur vendet perëndimore po shfaqin gjithnjë e më shumë pakënaqësi lidhur me përshkallëzimin e luftës në Gazë.

Disa nga këto shtete janë shprehur pro njohjes se shtetit palestinez në mbledhjen e udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme.

Një gjë të tillë e ka paralajmëruar edhe Portugalia.

Ministria e Jashtme e këtij shteti ka deklaruar se do ta njohë shtetin palestinez të dielën.

Një gjë të tillë e kanë paralajmëruar Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja Australia, Malta, Belgjika dhe Luksemburgun.

Të ngjashme