Nata e parë e festivalit “Beerfest”, që nisi të premten mbrëma në sheshin “Zahir Pajaziti”, u shënua me një incident, ku si pasojë e gjuajtjes me armë mbeti i plagosur një i ri dhe u lënduan shumë të tjerë nga përpjekja për të ikur nga vendi i ngjarjes.
Një gjë e tillë ngjalli panik të madh tek qytetarët, të cilët fillimisht këtë e lidhnin me mundësinë e ndonjë sulmi terrorist.
Njohës të çështjeve të sigurisë thonë se një reagim i tillë qytetar është normal, duke e ditur faktin se kohëve të fundit në shtetet e tjera janë shtuar sulmet terroriste sidomos në hapësirat e frekuentuara me njerëz.
Hulumtuesi në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Mentor Vrajolli, ka thënë se në kohën kur ekstremizmi i dhunshëm ka marrë përmasa globale është naive të mendohet se edhe Kosova është imune nga ky fenomen./KD/