Imazhe të tmerrshme janë parë në Siri, pas sulmeve me gazra që janë bërë nga forcat turke, kundër kurdëve.
Videoja shqetësuese e realizuar në një spital në Tal Tamr, pranë qytetit kufitar Ras al-Ain ku u zhvilluan luftime të rënda, e shfaqë një djalë me djegie të thella në të gjithë pjesën e sipërme të trupit.
Raportohet se atë e kanë dërguar në spital me djegie të shumta, ndërsa qante nga dhimbjet që ia shkaktonin, ndërsa mjekët u detyruan t’i jepnin morfinë për ta qetësuar. Kjo bëri, që për 12 orë të jetë pa vetëdije.
Hamish de-Bretton Gordon, një ekspert britanik për armë kimike, tha që djegiet janë pasojë e fosforit të bardhë – një armë kimike e ndaluar, e cila ngjitet në lëkurë dhe digjet në kontakt me lagështinë, që do të thotë se nuk mund të shuhet.
Të gjitha imazhet u kapën para hyrjes në fuqi të një armëpushimi, të negociuar me Turqinë nga Zëvendës Presidenti Mike Pence.
Sipas kushteve të marrëveshjes, Turqia do të ndalojë sulmin e saj në veri të Sirisë për pesë ditë, ndërsa forcat kurde tërhiqen për 30 kilometra, në një ‘zonë të sigurt’ që Presidenti Erdogan dëshiron të krijojë përgjatë kufirit.