Sulmi ndaj besimtarëve, reagon Këshilli Mysliman i Britanisë

Prishtinë | 19 Qer 2017 | 09:10 | Nga

Pas sulmit më furgon ndaj besimtarëve, Këshilli Musliman i Britanisë ka bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamive. Sekretari i përgjithshëm i këshillit, Harun Khan, tha se ai priste që autoritetet të rritnin sigurinë “si…

Pas sulmit më furgon ndaj besimtarëve, Këshilli Musliman i Britanisë ka bërë thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.

Sekretari i përgjithshëm i këshillit, Harun Khan, tha se ai priste që autoritetet të rritnin sigurinë “si një çështje urgjente”.

“Shumë prej xhamive do të ndihen të terrorizuara pas incidentit jashtë Shtëpisë së Mirëqenies Myslimane”, u shpreh Khan.

Një burrë u vra dhe tetë të tjerë u plagosën jashtë një xhamie në veri të Londrës, pasi besimtarët po dilnin pas takimit për faljen e orëve të vona.

Një kamion u fut qëllimisht mes këmbësorëve , të cilët sapo kishin falur lutjet e ramazanit.

Dëshmitarë okularë kanë thënë se i dyshuari ishte ndaluar nga vetë njerëzit në vendngjarje , derisa mbërriten forcat e para të policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme