Sulmi ndaj medieve në Leposaviq, pëson lëndime trupore gazetarja e Klan Kosova, Qendresa Sinani

Prishtinë | 16 Qer 2023 | 20:50 | Nga Ekonomia Online

Qendresa Sinani, gazetare në Klan Kosova, është sulmuar gjatë ditës së sotme derisa po raportonte nga Komuna e Leposaviqit.

Sinani ka qenë në mesin e medieve që është gjuajtur me gurë nga protestuesit e maskuar, dhe ka pësuar lëndime në këmbën e djathtë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është tejet i shqetësuar me sulmet fizike kundër gazetarëve që kanë ndodhur sot në Komunën e Leposaviqit, andaj bën thirrje të gjithë kolegëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë raportimit, dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre fizike.

AGK-ja njëherësh i bën thirrje Policisë së Kosovës, që t’i sjellë para drejtësisë sa më parë që është e mundur sulmuesit e kolegëve tanë.

Të ngjashme