Sulmi në Munster nuk ka motive terroriste

Prishtinë | 07 Pri 2018 | 20:49 | Nga

Mediet gjermane kanë hedhur poshtë aludimet e para që e lidhnin ngjarjen e ndodhur në Munster me një sulm terrorist.

Njeriu që drejtoi një drejtoi mjetin furgon në drejtim të turmës së njerëzve raportohet të ketë qenë me probleme psikologjike. Autori i ngjarjes shtypi për vdekje 3 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, dhe në fund vrau edhe veten.

Gazeta gjermane “Sueddeutsche Zeitung” shkruan se autoritet vendase besojnë se sulmi s’ka pasur asnjë motivim terrorist. Shoferi i cili ishte në moshë të mesme raportohet të ketë qenë me probleme psikologjike.

Ndërkaq, forcat e policisë po zhvillojnë një kontroll në apartamentin e tij, në kërkim të lëndëve të mundshme shpërthyese.

Ministria Federale e Punëve të Brendshme konfirmon katër të vdekur, mes të cilëve edhe autori i ngjarjes. Rreth numrit të të lënduarve, ka informacione të ndryshme, por dyshohet për mbi 30 të tillë.

Të ngjashme