Sulmi në Nairobi, 14 të vdekur (VIDEO)

Prishtinë | 16 Jan 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas britanik dhe një amerikan janë në mesin e 14 të vrarëve, kur persona të armatosur u futën në një hotel dhe filluan të qëllojnë mbi mysafirët dhe më pas njëri nga sulmuesit hodhi veten në erë.

E gjithë ngjarja u zhvillua brenda një hoteli luksoz në Keni, kurse katër sulmuesit shihen duke shtënë në drejtim të hotelit në Nairobi, transmeton Telegrafi.

Presidenti i vendit Uhuru Kenyatta ka deklaruar sot se tre sulmuesit (pa e përfshirë të katërtin që hodhi veten në erë) janë eliminuar dhe se operacioni tani konsiderohet i përfunduar.

Ai gjithashtu tha se 14 civilët janë konfirmuar si të vdekur dhe se më shumë se 700 persona tjerë janë evakuuar për shkaqe sigurie. Ndërkaq përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi militant i Somalisë, Al-Shabaab që ka lidhje të ngushta me Al-Qauedan.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë, ka deklaruar se janë në kontakt me autoritetet e Kenisë, kurse Departamenti amerikan i Shtetit, ka konfirmuar se një qytetare amerikane ka humbur jetën në sulmin e përgjakshëm.

Sulmi ndodhi në mesditën e të hënës, kur katër persona të armatosur hodhën bomba mbi veturat e parkuara para hotelit dhe më pas u futën në korridor ku kamikazi hodhi veten në erë.

Autoritetet kishin dërguar forcat speciale në hotel për të neutralizuar sulmuesit që besohet se ishin ngujuar brenda. Rreth tetë ka zgjatur rrethimi, kurse ministri i Brendshëm, Fred Matian ka thënë se të gjitha objektet përreth hotelit janë siguruar nga forcat e shumta.

Ndryshe në rrjete sociale kanë filluar të qarkullojnë pamje amatore që shfaqin sulmuesit duke shtënë me pushkë automatike, si dhe imazhet e viktimave të pafajshme të mbuluar në gjak.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme