Sulmi nga Dardan Molliqaj, deputeti Haki Abazi del me njoftim publik

Prishtinë | 31 Maj 2022 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Haki Abazi ka njoftuar publikun se nesër do të mbahet seanca për shqyrtimin kryesor të rastit të sulmit fizik ndaj tij nga Dardan Molliqaj, anëtari i PSD-së.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se seanca do të mbahet në orën 13:15.

“Nesër në ora 13:15 në gjykatën themelore në Prishtinë, është caktuar seanca e hapur për shqyrtim kryesor për rastin e sulmit që është kryer në tv T7. Jam ftuar si i dëmtuar dhe si dëshmitar. Poashtu i ftuar është i akuzuari D.M për veprën penale nga neni 184 lidhur me nenin 31 të KPRK”, tha Abazi.

Molliqaj e kishte sulmuar Abazin në shtator të vitit 2019, pas një debati televiziv në studion e televizionit T7.

Të ngjashme