Sulmimi i prokurorisë si “strategji elektorale” e Vetëvendosjes

Prishtinë | 20 Pri 2023 | 11:40 | Nga Leonard Kerquki

Sulmi i orkestruar i deputetëve te Vetëvendosjes mbrëmë ndaj organeve të zbatimit të ligjit që arrestuan drejtorin e KEK-ut, duhet parë si “strategji elektorale” e kësaj partie.

Në vitin e tretë të qeverisjes, pa pasur ndonjë sukses të madh në politikën e brendshme e as në dialog, Albin Kurti duket se synon qe t’i mbuloje skandalet dhe paaftesinë qeverisëse përmes sulmeve ndaj drejtësisë.

Tash, Prokuroria është penguesja e reformave dhe njëkohësisht organi i njollosjes së pushtetarëve të rinj.

Ka gjasë që edhe iu dhezë kjo fushatë, por dëmi do të jetë i pallogaritshëm.

Të ngjashme