Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 01:00 në rrugën “UÇK”, në Gjakovë.
Siç thuhet në raport, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë në kryerje të detyrës. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në raport bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.