Një zyrtar policor është lënduar në Kamenicë pasi së bashku me kolegun e tij hasën në rezistencë nga tre burra gjatë kohës kur po kontrollonin një shtëpi.
Policia njofton se tre personat e dyshuar për sulm janë arrestuar ndërkaq në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një pistoletë me 49 copë fishekë
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Karaqevë e Epërme gjatë orëve të mëngjesit ndërsa polici i lënduar ka pranuar trajtim mjekësor.